G8: Dialog per zgjidhjen e krizes ne Iran

26/06/2009 11:55

Ministrat e jashtem te G8 gjate nje mbledhje ne Trieste te Italise denuan testet nukleare te Korese se Veriut dhe bene thirrje per zgjidhje me ane te dialogut te krizes ne Iran.

“Po punojme qe te arrijme nje qendrim te perbashket te vendeve te G8 kundrejt Iranit sepse eshte e qarte qe kemi pikeveshtrime te ndryshme te situates atje”- tha Ministri i Jashtem francez Bernard Kouchner.
“Eshte e veshtire te percaktosh nese mungesa e Iranit ne mbledhjen e G8 eshte pozitive apo negative sepse nuk e di nese kane qene iranianet ata qe kane refuzuar ftesen apo italianet qe kane hequr dore nga dergimi i fteses. Nese perfaqesuesit iraniane do te merrnin pjese situata do te ishte e tensionuar, por nese duam te dialogojme eshte mire te kemi perballe palen tjeter”- shtoi me tej shefi i diplomacise franceze.

I vetmi qendrim i perbashket i arritur nga ministrat e jashtem te G8 gjate mbledhjes se Triestes ishte denimi i testeve berthamore te ndermarra nga Koreja e Veriut.

Top Channel