Bota “qan” mbretin e pop-it

26/06/2009 17:50

Vdekja e parakohshme e mbretit te muzikes pop, Michael Jackson ka shtuar ne menyre te menjehershme trafikun ne faqet e internetit Google dhe Twitter.

Nje zedhenes i Google ka bere me dije se fluksi i menjehershem qe kane klikuar pothuajse ne te njejten kohe emrin e Jackson i ka bere te mendojne per nje sulm pirat.

Nderkohe, mesazhe pa fund vijne nga bota e artit. “Michael ishte me e mira e me te mires”, shkruajne Coldplay, ndersa Lenny Kravitz shton: “Ai ishte vete muzika dhe qe kur ishte 10 vjec per mua ishte nje mit si James Brown apo Aretha Franklin. Ishte shume defryes dhe si nje femije, por kendonte si nje i rritur”.

Me nje titull domethenes ka dale edhe tabloidi “The Guardian” qe shkruan: “Ishte Barack Obama i muzikes pop”. Sipas ketij tabloidi, ne vitet ’50 ishte Elvis, ne vitet ’60 Beatles, ndersa vitet ’70-’80 na dhuruan Michael Jackson.

Kjo ngjarje nuk u ka shpetuar nga vemendja as mediave ekonomike. Keshtu, “Wall Street Journal” shkruan se Michael ishte popstari me me shume dhunti i kohes se tij.  “New York Post” ia ka kushtuar 9 faqet e para mbretit te pop-it, duke shkruar: “Ai u rikthye ne Neverland”.

 

Top Channel