Padia e Mediut, shtyhet procesi

25/06/2009 19:20

Nis me shtyrje edhe procesi ne te cilin ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka paditur per nxjerrje te sekretit hetimor kreun e hetimeve te ceshtjes “Gerdeci”, prokurorin Sokol Stojani.

Shkak eshte bere nje leter e derguar nga Mediu ne gjykaten e Tiranes, ku shpjegoheshin arsyet pse ai nuk mundej te paraqitej ne proces.

Sipas tij, per arsye te fushates zgjedhore nuk mund ta ndjeke gjyqin dhe per kete arsye i kerkoi gjykates ta shtyje seancen per nje date te mepasshme.

Gjyqtari Kreshnik Omari caktoi daten 14 korrik, nderkohe qe procesi tjeter ku Mediu ka paditur edhe prokuroren e pergjithshme Ina Rama nuk ka nisur ende.

 

Top Channel