Obama: Nuk jam duhanpires i rregullt

25/06/2009 11:25

Gjate nje konference per shtyp ne Shtepine e Bardhe presidenti amerikan Barack Obama pervecse marrdhenieve me Iranin ka folur edhe per varesine e tij ndaj duhanit.

“Sa pini ne dite? E pini vetem apo i shoqeruar?”- kane qene pyetjet e nje gazetari ne sallen e konferencave.
“Di qe eshte shume e veshtire te luftosh kunder ketij vesi kur kemi nje kohe te gjate qe na shoqeron. E quaj veten nje ish duhanpires. Tashme nuk jam duhanpires i rregullt. Nuk pi cigare para vajzave te mia dhe as para familjes time”- tha Obama.

Qe nga koha kur familja Obama u transferua ne Shtepine e Bardhe shume foto jane shkrepur nga jeta e tyre e perditshme por asnjera nuk tregon presidentin me cigare ne dore.

Top Channel