Itali, gjashte raste te reja te gripit A
24/06/2009 16:40
Gjashte raste te reja te prekjes se njeriut nga gripi A, i njohur ndryshe si gripi i derrave, jane regjistruar ne Itali.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, te cilat iu referohen burimeve prane Ministrise se Shendetesise ne Rome.
Sipas burimeve, tre nga rastet jane verifikuar ne ishullin e Sicilise, dy ne rajonin e Emilia Romanjes dhe nje ne ate te Lacios.
Burimet shtojne se te gjithe pacientet jane ne gjendje te mire shendetesore dhe saktesojne se numri i personave te prekur nga virusi ne vendin fqinj ka arritur ne 102.
Top Channel