E njohur ne te gjithe boten per shkak te fytyres me 56 yje tatuazh, Kimberley Vlaemnick ka sajuar gjithcka rreth historise se saj.

Ne fakt ne te gjitha rrefimet televizive, 18-vjecarja belge ishte paksa e paqarte kur thoshte se gjate berjes se tatuazheve e kishte zene gjumi dhe se kur ishte zgjuar kishte pare gjysmen e fytyres se te mbuluar me yje.

Shkak per kete sipas vajzes ishte mungesa e komunikimit te qarte me personin qe realizoi tatuazhin 37-vjecarin Rouslan Toumaniantz.

Por zbulimin e misterit te 56 tatuazheve e beri nje televizion belg gjate nje emisioni te titulluar “Off the record” (Telekamerat ‘pothuajse’ te fikura).

Derisa kamera ishte e ndezur vajza tregoi versionin e saj te zakonte, por kur ajo mendoi se kishte mbaruar pune nuk arriti ta fshehe te verteten.

Nuk e dinte se po regjistrohej serish, kur ajo tha: “Tatuazhi eshte shume i bukur…pra versioni zyrtar eshte se Kimberley hyri ne dyqan per te bere tre yje ne hunde, te cilat i pelqyen aq shume sa vendosi t’i shumefishonte.

Kimberley kishte qene e zgjuar gjate gjithe procesit dhe shihej ne pasqyre sa here qe te mundej.

Probemi i vetem ishte babai i saj, i cili nuk mund ta pranonte me ate pamje. Kjo ka qene arsyeja e genjeshtres se 18-vjecares…

Top Channel