Australi, pirroman per te perfituar pizza falas

23/06/2009 17:45

Pizza falas per gjithe jeten nese djeg picerine e konkurrentit perballe.

Kjo ka ndodhur ne Sydney te Australise ku nje i papune 35 vjecar ka djegur nje piceri per te perfituar 800 dollare australiane dhe pizza falas per gjithe jeten. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2005, ndersa aktualisht 35 vjecari u gjykua ne Melbourne ku u denua me 3 vjet heqje lirie. Frank Foschini do qendroje ne qeli per 36 muaj, por ajo qe ka rene ne sy ishte mosmarrja e asnje mase ligjore ndaj personit qe shtyu 35 vjecarin te kryente kete veprim.

Pronari i picerise se shkaterruar, John Yakub deklaroi ne fund te procesit se nje dite shpreson te rihape aktivitetin e tij edhe pse pranoi se demet e shkaktuara jane shume te medha dhe do te duhen 10-15 vjet pune per te rifituar gjithcka.

Top Channel