Qe shimjet jane ksuerinjte tane te larget kjo dihet, por qe ata te genjejne njelloj si njerezit, kete detaj interesant shume pak e kishin vene re.

Ne nje studim te koheve te fundit rezulton se qeniet njerezore nuk jane te vetmet qe genjejne, pasi edhe shimjet kane kapacitete te mjaftueshme per te mos thene te verteten. Sipas kerkueses Federica Amici nga “Liverpool John Moores University”, ky eshte nje veprim qe shimjet e bejne jo sepse kane lidhje te hershme me njerezit, por nga ndertimi i struktures se tyre sociale.

Ne studim jane marre 10 shimje te tre llojeve te ndryshme, te cilat i jane nenshtruar te njejtit eksperiment. Atyre u eshte treguar si te arrijne ushqimin e fshehur. Pasi u eshte treguar kjo, ata jane vendosur te gjithe ne te njejtin kafaz me shoke te llojit te tyre. Pasi jane lene te lire, shimjet me dinake kane shkuar ne vendin e ushqimit dhe e kane marre ate pa u treguar asgje ekzemplareve dominues.

Me genjeshtare ka qene shimja makako qe jo rastesisht ka nje strukture me solide te organizimit social. Meshkujt dominues jane te pameshirshem me me te dobetit pasi pretendojne qe gjerat me te mira t’i marrin ata. Sipas studiuesve, ky ka qene shkaku qe i detyroi me te dobetit te genjejne, duke justifikuar nje sjellje genjeshtare perballe nje te mire qe iu sherbye, sepse perndryshe ata nuk do kishin perfituar. 

 

Top Channel