Turizem hapesinor? Jo me nje enderr

20/06/2009 15:05

Endrra e njeriut per te vizituar hapesiren gjithnje edhe me prane. Ndertimi i portit “Spaceport” ne New Mexico te Shteteve te Bashkuara te Amerikes do mundesoje zhvillimin e turizmit te hapesires.

Projekti per ndertimin e portit kap vleren e 200 milion dollare dhe nisja per ne hapesire e turisteve te pare do te mundesohet nga fundi i vitit 2010.

“Kjo ceremoni na shtyn nje hap perpara drejt komercialitetit me te ri, industria e hapesires”- tha Bill Richardson guvernatori i shtetit te New Mexicos.

“Deri tani kemi nje liste prej 45.000 personash qe jane gati te bejne turizem hapesinor nga 120 vende te ndryshme te globit. Udhetimi do te kushtoje 200.000 dollare per person dhe do te mjaftojne vetem tre dite trajnim per cdo turist perpara se te niset per ne hapesire”- tha Richard Branson nje biznesmen britanik i “Virginia Galactic” pjese e “Spaceport America”.

Top Channel