Britani, shkollat fillore ne epoken kompjuterike

18/06/2009 18:55

Europa projekton shkollat teknologjike te se ardhmes. Ne Britanine e Madhe ka marre jete nje projekt shkollor per arsimin fillor ku do aplikohen ore mesimore per rrjetet sociale, blogging, podcast dhe konsultim per disa faqe interneti si psh Wikipedia.

Ky program ka nisur te zbatohet ne shkollen ICT te Blackburn ku femijet mesojne si te bejne nje film, u pergjigjen pyetjeve te quiz-eve, etj. Sipas gazetes “Telegraph”, femijet e shkolles “Redeemer Church of England” jane ne kontakt te perditshem me cdo lloj teknologjie dhe per ta nuk ekzistojne lende standarte si historia apo gjeografia.

Kjo lloj menyre te studiuari stimulon aftesite krijuese te te miturve. Mesimi zhvillohet ne nje salle te vetme ku ka qoshe edhe per t’u konsultuar me librat. “Mesojne pa e vene re aspak”, thote profesori Gill Ross, i cili dejton klasen bashke me dy asistente.

Top Channel