Balenat e therrasin njera-tjetren ne emer

17/06/2009 20:15

Ashtu si njerezit edhe balenat e therrasin njera-tjetren ne emer dhe kete e bejne ne dialekte te ndryshme, sipas grupeve familjare.

Zbulimin e ka bere biologu gjerman Heike Vester, i cili jeton prej vitesh ne Norvegji ku studion sjelljen e gjitareve. Sipas tij, balenat perdorin nje sistem te vecante dhe shume te sofistikuar komunikimi duke krijuar edhe gjuhen e tyre ne momentet qe pergatiten per gjah.

Nese e perkthejme ne gjuhen njerezore ate cka thone balenat, mund te shkepusim psh fragmentin: “Sulmoni nga e djathta grupin e peshqve, ndersa une po kaloj nga e majta”. Nderkohe, orkat per t’u njohur brenda grupeve te tyre kane 17 sinjale te ndryshme zanore. 

Top Channel