Iran, zgjedhjet mund te anullohen

16/06/2009 12:55

Pas marrjes se vendimit per rinumerimin e votave, Keshilli i Gardianeve ne Iran mund te anulloje zgjedhjet nese veren parregullesi ne procesin zgjedhor te 12 qershorit.

“Eshte i mundur edhe anullimi procesit zgjedhor te 12 qershorit ne rast se verehen parregullesi ne zhvillimin e tij. Keshilli vendosi te rinumeroje e fletet e votimit ne zonat ku ka patur probleme dhe ku rezultatet e tyre jane kontestuar dhe ka vene re se rinumerimi i fleteve te votimit mund te sjelle ndryshim ne perqindjet e marra nga secili kandidat”- tha zedhenesi i keshillit Abbas Ali Kadkhodai.

Mir Hosein Moussavi i kishte derguar dje nje kerkese Keshillit Gardian ku i kerkonte anullimin e zgjedhjeve dhe ishte shprehur per mediat se ka pak mundesi qe nje vendim i tille te merret nga ana e Keshillit.

Top Channel