Agjenti nxjerr bllof djalin e Castro-s

16/06/2009 10:55

Brunia me floke me fije, 27-vjec, gazetare sportive kolumbiane ne fund zbulon se eshte Luis Dominguez, kubanezi i Majamit, i punesuar ne agjenci sigurie.

Eshte plotesisht mashkull, 46 vjec, megjithate arriti t’i beje nje shaka gjigante, Antonio Castro-s, djalit 42-vjecar te Fidel Castro-s.

Antonio, mjek i kombetares se bejsbollit te Havanes, i cili ka nje fame prej mashkulli qe shkon pas femrave, shihet nga gjinia tjeter si nje lloj rockstar; u pelqen te gjithave dhe ben fotografi me vajzat e bukura.

Keshtu Luis, nis investigimin e jetes se Antonios, pyet rreth ish-te fejuarave te Castro Junior dhe krijon nje personazh virtual, gazetaren e re kolumbiane me e-mail [email protected], qe i dergon mesazhe [email protected],adreses kanadeze qe perdor Antonio per posten private.

Per 8 muaj me radhe “gazetarja” dhe Tony nuk reshten se chat-uari dhe biseda arriti deri aty sa ai t’i thoshte: “Gjeje se ku jam dhe do te bej dashuri me ty pa u ndalur kurre”.

Pas puthjeve te panumerta, numrit personal te telefonit, dhe bisedave intime, Luis nuk arri te siguroje informacione private politikisht te ndjeshme.

Qellimi i Luis ishte te tregonte se sa i deshtuar ishte sistemi i sigurize kubaneze dhe te nxirrte bllof Castro-t.

Top Channel