WWF lancon nismen “Java e breshkave”

15/06/2009 19:25

Duke nisur qe nga dita e neserme do nise “Java boterore e breshkave”, nje nisme e Organizates Boterore te Kafsheve WWF per te shpetuar breshkat detare qe rrezikojne zhdukjen ne disa zona te globit.

“Turtle week” quhet nisma e cila prek edhe disa zona te bregdetit mesdhetar. Kercenimi me i madh per kete specie jane peshkataret pasi ato kapen aksidentalisht, plagosen dhe me pas ngordhin. Inisiativa e WWF-se detyron disa vende si Turqia, Senegali, Greqia, Malajzia, Amerika Latine, India, e shume vende te tjera.

Gjithashtu, kjo inisiative nuk ka si qellim vetem shpetimin e breshkave detare por edhe sensibilizimin e njerezve per rendesine qe kane keto kafshe ne zinxhirin jetesor te ekosistemit.

Top Channel