Netanjahu: ‘Po’ ndertimit te nje shteti palestinez

15/06/2009 09:00

Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu gjate nje fjalimi ne nje nga universitetet e Tel-Avivit ka deklaruar se eshte pro ndertimit te nje shteti palestinez te cmilitarizuar dhe qe te njohe Izraelin si shtet te popullit hebre.

“Dy jane kushtet per lindjen e nje shteti palestinez, kushti i pare eshte carmatosje te garantuar nga komuniteti nderkombetar dhe kushti i dyte eshte qe shteti i ri palestinez te njohe Izraelin si shtetin e popullit hebre”- tha Nir Hefez, keshilltar i kryeministrit Netanjahu.

Ishte presidenti amerikan Barak Obama i cili gjate vizites se tij ne Kajro te Egjiptit hodhi idene “ dy popuj, dy shtete”, si pjese e planit te Shtepise se Bardhe per arritjen e nje paqeje te qendrueshme mes izraeliteve dhe palestinezeve.

Top Channel