Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur
Autoriteti Nacional Palestinez permes nje zedhenesi per shtyp ka reaguar pas deklarates se kryeministrit izraelit Benxhamin Netanjahu per krijimin e nje shteti palestinez te cmilitarizuar dhe qe te njohe Izraelin si shtetin e popullit hebre.
Sipas Autoritetit palestinez kryeministri Netanjahu me deklaraten e bere ne universitetin Bar-Ilan ne Tel-Aviv po minon perpjekjet per arritjen e nje paqeje te qendrueshme mes Izraelit dhe popullit palestinez. Kunder deklarates se kryeministrit hebre ka reaguar edhe Hamas qe e ka cilesuar deklaraten e Netanjahu si rraciste dhe ekstremiste.
Shefi i kabinetit izraelit Benxhamin Netanjahu deklaroi se ishte pro krijimit te nje shteti palestinez sipas planit “dy popuj, dy shtete” te presidentit amerikan Barak Obama por me kusht qe shteti i ri te ishte i cmilitarizuar dhe te njihte Izraelin si shtet te popullit hebre.
Top Channel