Gripi, turizmi meksikan ne krize

14/06/2009 15:55

Gripi i derrave po i kushton jo pak turizmit te Meksikes. Parashikimet jane te zymta dhe specialistet e quajne kete nje “vere te humbur” pasi vizitoret kryesisht nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kane anuluar pushimet.

Disa kompani ajrore kane reduktuar fluturimet dhe tragetet apo anijet e medha turistike evitojne portet e Meksikes.

Turizmi perfaqeson 8% te Produktit Kombetar Bruto dhe puneson rreth 2 milione njerez.

Per analistet kjo eshte nje sfide tjeter per vendin tashme te goditur rende nga recesioni boteror.

Qeveria meksikane po pergatitet per nje fushate qe do te nxise kthimin e turisteve.

Zyrtaret thone se perhapja e virusit mund te ndikoje pozitivisht pasi turistet do te kuptojne se mund ta marrin gripin si te qendrojne ne shtepi apo te udhetojne drejt Meksikes.

Top Channel