Bruksel, protesta perpara ambasades iraniane

14/06/2009 17:20

Qindra persona jane mbledhur perpara ambasades iraniane ne Bruksel per te protestuar kunder procesit zgjedhor ne Iran, qe solli serish ne pushtet Mahmoud Ahmadinejad.

“Poshte diktatori” dhe “Te drejta te njeriut ne Iran”, ishin disa nga thirrjet e manifestuesve te cilet kerkojne nga shteti belg te mos njohe rezultatin e votimeve.

Ata kerkojne gjithashtu qe Belgjika te marre hapa formale konkrete ndaj qeverise se Teheranit qe te evitoje cdo lloj forme te shtypjes politike.

Nderkohe Gjermania ka denuar dhunen e policise ndaj demonstruesve qe ne Iran protestojne kunder rizgjedhjes se Ahmadinejad.

“Veprimet e dhunshme te forcave te sigurise kunder manifestuesve jane te papranueshme”, eshte shprehur ministri i Jashtem gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ne nje komunikate per shtyp.

Ai u ka kerkuar autoriteteve te Teheranit te zbardhin parregullsite e mundshme te procesit te votimit.

Top Channel