Michelle dhe vajzat, turiste ne Londer

10/06/2009 10:40

Michelle Obama dhe vajzat e saj po kalojne dite te bukura ne Londer gjate nje vizite turistike atje.

Ne mungese te presidentit amerikan, zonja e pare dhe dy vajzat Sasha e Malia kane darkuar ne nje prej restoranteve me te kendshem te zones duke lene edhe nje bakshish prej 200 sterlinash.

“Kishim nje prenotim per 15 vete, po nuk dinim se per ke behej fjale. Kur i pame te hynin ne dere u habitem, megjithate vajzat e presidentit ishin shume te sjellshme dhe te kendshme. Bashke me Michelle na falenderonin sa here qe u conim pjatat me ushqime”, thote nje prej kamariereve te restorantit, e cila sqaron se Malia e Sasha hengren peshk dhe patate te skuqura.

Gjate qendrimit ne Londer Michelle dhe vajzat e saj kane vizituar parlamentin e Westminster, u ngjiten ne Big Ben dhe pine nje caj me gruan e kryeministrit britanik, Sarah.

Top Channel