Rritet cmimi i naftes

07/06/2009 15:20

Gjate kesaj jave cmimi i nje fucie nafte ne bursat nderkombetare ka shenuar nivelin me te larte te ketyre 7 muajve te fundit duke kaluar shifren 70$ per fuci.

Qe nga korriku i vitit te kaluar ulja e kerkeses nga vendet me te medha importuese te ketij produkti, si pasoje e krizes financiare globale, solli nje renie te thelle cmimesh krahasuar me periudhen e arte te korrikut te vitit te kaluar kur nje fuci nafte shitej per 147$.

Kjo rritje cmimesh ne bursen nderkombetare eshte pasqyruar edhe ne tregun tone te brendshem.

Ka rreth 3 dite qe cmimet e karburanteve, kryesisht te naftes, jane rritur me 5-10 leke per liter.

Gjate dites se sotme neper pika te ndryshme te shitjes me pakice te karburanteve cmimet e tregtimit te naftes se thjeshte “diesel” dhe “euro diesel” kane varjuar nga 113-125 lek/liter ne 105-115 lek/liter qe ka qene ne fillim te kesaj jave, ndersa cmimet e tregtimit me pakice te benzines kane varjuar nga 120-128 lek/liter.

Top Channel