Peru, 30 te vdekur ne perleshjet me policine

06/06/2009 03:25

Te pakten 30 persona jane vrare dhe dhjetra te tjere jane plagosur gjate perleshjeve te dhunshme mes policise dhe nje grupi indigjenesh ne Amazonia.

Tete prej viktimave jane agjente te policise.

Perleshjet kane filluar ne “Cruz del diablo”, 700 kilometra ne veri te Limes, ku policia tentoi te shperndante 5 mije indigjene qe protestojne prej disa ditesh kunder politikes qeveritare te shfrytezimit te burimeve natyrore.

Demonstruesit deklarojne se policia ka hapur zjarr nga helikopteret.

Top Channel