Madonna perfundon klipin e kenges “Miles Away”

06/06/2009 16:20

Gjate diteve te ardhshme do publikohet videoklipi i ri i mbretereshes se muzikes pop, Madonna.

Kengetarja amerikane ka perfunduar xhirimet e kenges “Miles Away” ku nje pjese te madhe te filmimeve e zene edhe copeza nga koncertet ne disa qytete te turneut “Sweet Tour”. Behet fjale per nje udhetim virtual ne te cilin Madonna udheheq fansat e saj ne mbare boten, ndersa klipi eshte i gjithi ne formatin bardhe e zi.

Per sa i perket jetes se saj private, kengetarja me origjine italiane mund te martohet shume shpejt me te dashurin e saj brazilian, Jesus, me te cilin u njoh gjate nje mbremjeje ne Rio De Janeiro.

Top Channel