Chavez: Do t’i dhuroj Obames nje liber te Leninit

30/05/2009 14:50

Presidenti i Venezueles, Hugo Chavez ka vendosur te pasuroje biblioteken e presidentit amerikan, Barack Obama.

Pasi i dhuroi pak kohe me pare “Venat e hapura te Amerikes Latine”, Chavez ka zgjedhur nje tjeter dhurate, nje veper te themeluesit te shtetit rus. “Cfare duhet bere?” eshte libri i shkruar nga Vladimir Lenini, lideri i revolucionit bolshevik. Dhurata do te jepet ne takimin e ardhshem, ka thene presidenti per radion kombetare.

“What is to be Done? eshte nje traktat politik per rolin e intelektualeve dhe te proletariatit ne revolucion, i shkruar nje dekade perpara se ai te drejtonte revolucionin e vitit 1917.

Pas dhurates se pare qe Chavez i beri Obames ne samitin e prillit, libri i Eduardo Galeano arriti ne majat e klasifikimit te shitjeve. Nuk dihet cfare efekti do te kete per librin e Leninit.

Top Channel