Kriza, ne SHBA te burgosurit paguajne per fjetjen

29/05/2009 11:40

Kriza ekonomike ka detyruar administraten lokale ne SHBA te kerkoje para prej te burgosurve per te kaluar netet ne qelite e burgjeve. Cmimet jane sipas mundesive te tyre.

Ne Springfield te shtetit Oregon, nje burg i ri me 100 shtreter, mund te kushtoje 60 dollare nata, duke filluar nga muaji tetor. Sipas sherifit te qytetit, te burgosurit duhet te paguajne shtetin, qe te mbaje te hapur burgun dhe eshte e drejte qe ata te kontribuojne.

Ndersa ne Salt Lake City ne Utah, te denuarit paguajne deri ne 40 dollare nata.  Ne burgun Forsyth ne Misuri nje nate ne qeli kushton 45 dollare. Ne Richmond ne Virxhinia, nga 15 prilli te burgosurit paguajne nga nje dollar nata. Personat qe nuk kane mundesi pagese, mund te punojne ne burg, qe me pas te paguajne.

Top Channel