Winona Ryder, depresion ne kohen e suksesit

28/05/2009 13:20

Winona Ryder ne nje interviste ka rrefyer se ne rinine e saj vuante nga nje forme e rende depresioni.

Gjithcka ndodhi kur aktorja ishte 20 vjec dhe ne kulmin e suksesit. 37-vjecarja thote se ka hasur ne veshtiresi te menaxhimit te jetes, kur u gjet ne boten e kinemase, pas interpretimeve me filmat “Drakula” dhe “Eduard Duargershera” ne fillim te viteve ’90.

“Ne ate kohe kam kaluar edhe zhgenjimin e pare ne dashuri. Ishte nje situate paradoksale, sepse te tjeret mendonin se kisha gjithcka qe do te deshironin. Nuk duhet te kisha motiv per te qene me depresion, por brenda vetes ndihesha e humbur. I thosha vetes se isha me fat, por pastaj vendosa te kaloja me shume kohe te lire”, thote Ryder.

Ish e fejuara e Johnny Depp, tregoi per revisten “Elle” se kur ishte ne shkolle ndihej e persekutuar per faktin se mbante floke te shkurtra dhe shoket kujtonin se ishte nje djale gay.  “Diten e trete te shkolles me rrahen se menduan se isha homoseksual. Pas kesaj une kisha krijuar nje lloj filmi ne tru, pasi nuk perballoja dot ate qe po me ndodhte”, ka treguar Ryder.

Top Channel