Lady GaGa, revolucion per mendesine seksuale

28/05/2009 18:20

Rivalja e Katy Perry dhe nje nga kengetaret me te preferuara te momentit, Lady GaGa ka fituar te drejten per te pozuar ne faqen e pare te revistes prestigjoze “Rolling Stone” ku rrefen edhe per jeten e saj private.

“Nuk me pelqen kur me krahasojne me kolege te tjera. Po perpiqem t’u bej njerezve te kuptojne se te jesh seksi nuk eshte si e mendojne”, shprehet kengetarja. Ne vijim, ajo shprehet se kur i erdhi oferta per te pozuar tek revista, nuk e besoi.

“Gati sa nuk po qaja nga lumturia. Jam pak e cuditshme dhe te them te drejten, cmendem kur nuk punoj”, thekson kengetarja e albumit te famshem “The Fame”.

Para pak kohesh ajo i dha fund lidhjes me basistin e muzikes heavy metal, Luke, por ajo rrefen se tashme ka nje terheqje te madhe ndaj femrave. Lady GaGa pohon gjithashtu se biseksualiteti i saj i corienton meshkujt qe e njohin. 

Top Channel