Depeche Mode, operohet nga kanceri lideri Gahan

28/05/2009 18:50

Lideri i grupit britanik Depeche Mode, Dave Gahan eshte operuar nga kanceri ne fshikezen urinale.

Lajmi behet i ditur ne faqen zyrtare te grupit ne internet, ku theksohet gjithashtu se turneu do rinise ne daten 8 qershor nga Gjermania. “Dave falenderon fansat per durimin dhe mirekuptimin”, thuhet mes te tjerash ne faqen e internetit.

Etapat e ngelura te turneut te lene ne mes ne fillim te muajit qe shkoi, jane 8 pasi shume data jane fshire nga lista. “Operacioni perfundoi me sukses pasi mjeket arriten te heqin nje tumorr malinj ne fshikezen e Dave. Depeche Mode kerkojne falje per problemet e shkaktuara nga anulimi i disa koncerteve”, thuhet mes te tjerash ne faqen e internetit.

Top Channel