Adriana Lima pret femijen e pare

27/05/2009 18:50

Modelja braziliane, Adriana Lima eshte ne pritje te femijes se saj te pare me bashkeshortin Marko Jaric, basketbollist i NBA.

Lajmin e ka konfirmuar zedhenesi i modeles ne nje deklarate te publikuar ne revisten prestigjoze “People”. “Adriana dhe Marko jane ne qiellin e shtate sepse shume shpejt do linde femija i tyre i pare. Jane kaq te lumtur sa deshirojne ta ndajne kete gezim me te gjithe fansat”, thekson zedhenesi.

Adriana Lima dhe Marko Jaric u martuan kete vit ne diten e Shen Valentinit. Ceremonia u zhvillua ne menyre private ne Jackson Hole te Wyoming ku moren pjese njerezit me te afert te ciftit.

Top Channel