Koreja e Veriut kryen prove berthamore

25/05/2009 08:30

Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer me sukses nje prove berthamore. Sipas agjencise zyrtare te lajmeve, KCNA, prova ishte me e fuqishme se ajo e tetorit 2006, ndersa disa ore me pas eshte testuar nje rakete me rreze te shkurter veprimi.

Sizmiologet ne SHBA dhe ne Korene e Jugut thane se kishin ndjere nje lekundje ne Korene e Veriut pak para ores 10 te mengjesit. Zyrtare te Departamentit amerikan te Shtetit thane se nuk kane qene ne gjendje te konfirmojne menjehere se fjala eshte per nje prove berthamore.

Muajin e shkuar Koreja e Veriut u terhoq nga bisedimet gjashtepaleshe rreth programit te saj berthamor dhe kercenoi se do te filloje punen ne kompleksin berthamor te Yongbyon-it. Testi i Korese se Veriut ka alarmuar fqinjet. Japonia tha se do te kerkonte nje mbledhje urgjente te KS te OKB-se, nderkohe qe Koreja e Jugut krijoi nje ekip krize dhe nisi bisedimet urgjente.

Top Channel