Siria: Izraeli te terhiqet nga Lartesite Golan
23/05/2009 12:00
Ministri i Jashtem sirian, Walid Moallem, ka deklaruar se terheqja e izraeliteve nga Lartesite Golan eshte kusht per nisjen e bisedimeve te paqes ne Lindjen e Mesme.
“Garancia e Izraelit per terheqjen, eshte e nevojshme per paqen. Pa kete kusht nuk ka mundesi per negociata”, ka thene ministri.
Sipas tij, suksesi ne bisedime do te mungoje, nese Izraeli nuk do te tregoje se arritja e paqes eshte edhe qellim i tij.
Top Channel