Zgjedhjet, kushtet e BE: Depolitizim i administrates

19/05/2009 17:50

Nje nga parakushtet thelbesore per zbatimin sic duhet te MSA-se eshte depolitizimi i administrates publike.

Ky kriter qe Bashkimi Evropian nuk rresht se perserituri dhe qe ne deklaraten e perbashket perfundimtare te Keshillit te Stabilizim-Asociimit, e shpreh me tone me te forta se 6 muaj me pare ne raportin e nentorit, sipas ministrit Basha po permbushet.

“Progres i fuqishem eshte bere ne kete drejtim, si ne nivelin qendror dhe ne ate lokal te qeverisjes, sepse problemi nuk eshte i perqendruar vetem ne qeverisjen qendrore, por eshte ne fakt i perhapur gjithashtu dhe ne nivelin lokal te qeverisjes”, u shpreh Basha.

Por i pyetur konkretisht nese mund te quhet progres emerimi nga ana e vete ministrit, te nje personi me origjine shqiptare dhe me shtetesi belge, shtetesi e perfituar ne baze te azilit politik, pikerisht ne misionin e Shqiperise prane BE-se, duke i dhene statusin e diplomatit, i zene ngushte, ministri u justifikua se kjo praktike nuk ishte ndryshe nga ato qe jane perdorur keto 18 vjet.

 “Besoj se emerimi ka qene ne perputhje te plote me ligjet e vendit dhe une besoj se nuk eshte as emerimi i pare dhe as i fundit i kesaj natyre ne keto 18 vitet e fundit per trupin e ri diplomatik te Shqiperise”, u shpreh Basha.
 
Pika 18.1 e rregullores per sherbimin e Jashtem te Republikes se Shqiperise, publikuar edhe ne faqen e internetit te Ministrise se Jashtme nenvizon se “Diplomati nuk mund te emerohet ne nje mision ose post, kur shtetesia e tij apo e bashkeshortes perkojne me ate te vendit ku ndodhet misioni ose posti”.

Top Channel