Rusi, ndalohen 40 aktiviste homoseksuale

16/05/2009 13:25

Rreth 40 aktiviste homoseksuale jane arrestuar gjate marshimit te sotem ne Moske, qe u pezullua nga policia. Deshmitaret thane se eshte ushtruar dhune nga autoritetet, ndonese marshimi ishte paqesor.

Mes te ndaluarve ishin edhe dy aktiviste te te drejtave te gay-ve, nje britanik dhe nje amerikan. Shume te tjere u kercenuan te mos dilnin ne marshimin e sotem, qe perkon me mbremjen finale te Festivalit Evropian te Kenges.

I arrestuar eshte edhe organizatori i marshimit, Nikolai Alekseev. Diplomate te ambasadave evropiane, qe deshmuan dhunen, pritet te zhvillojne veprime te perbashketa diplomatike.

Top Channel