Pink ribashkohet me ish bashkeshortin

15/05/2009 18:45

Zyrtarizohet ribashkimi i kengetares Pink me ish bashkeshortin Carey Hart, kampion i kampionatit motocross.

Lajmin e ka bere te ditur vete kengetarja bionde, e cila pergenjeshtroi edhe zerat per biseksualitetin e saj gjate emisionit te Elle DeGeneres. Ne vijim, ajo shtoi se disa fjale te kenges “So What” ishin zgjedhur pikerisht per t’i derguar nje mesazh Carey Hart.

Cifti u martua ne vitin 2006 ne Kosta Rika dhe e njoftoi divorcin gjate vitit te shkuar. Tashme duket se gjithcka i eshte rikthyer normalitetit dhe Pink deshiron nje tjeter celebrim. “Me pelqejne shume festat”, i eshte pergjigjur ajo pyetjes se gazetares per nje altar te dyte.

Top Channel