Madonna-Jesus Luz, afron martesa

15/05/2009 18:15

Pak muaj pas divorcit nga Guy Ritchie, Madonna mendon te rivendose kurore me te dashurin brazilian, Jesus Luz.

Kete lajm e ka dhene babai i djalit Luis Heitor Pinto da Luz, sipas te cilit, ceremonia do zhvillohet ne New York dhe e vecanta e kesaj martese eshte se nuk do kete asnje detyrim ligjor.

“Ata do martohen ne traditen Kabbalah ne New York dhe djali im eshte shume i lumtur per kete. Nuk e di nese kjo eshte nje martese e vertete pasi nuk e njoh ritualin Kabbalah. Di vetem qe kjo martese nuk ka asnje vlere ligjore”, shprehet i ati ne nje interviste per revisten braziliane “Quem”.

Ne vijim ai ka shtuar se Jesus eshte shume i lidhur me 3 femijet qe Madonna ka nga martesa me Ritchie. “Kam komunikuar me Madonna-n ne frengjisht sepse anglishtja ime le shume per te deshiruar. M’u duk nje njeri normal dhe shume femerore. Nuk m’u duk aspak e ashper”, perfundon Luis Heitor Pinto da Luz.
 

 

Top Channel