Eminem: Elton John me shpetoi nga droga

15/05/2009 10:55

Elton John nuk njihet vetem si mjeshter i ekstravagances. Ne CV-ne e tij perfshihet edhe roli i keshilluesit per yjet e hip-hop-it, qe kane pasur probleme me drogen.

Eminem ka deklaruar se sir Elton John e ka ndihmuar ne luften per te perballuar varesine prej saj dhe per te shpetuar nga droga. Fale bisedave telefonike me kengetarin, ditet e erreta per Eminem tani jane nje kujtim i larget.

“Kam folur gjate me Elton. U beme miq dhe flasim bashke per shume gjera. Kisha probleme me drogen ne te kaluaren dhe sa here doja te kthjellohesha bisedoja me te. Ai e kupton presionin, apo arsyet qe te cojne te droga, pasi i ka kaluar vete. Une ia tregoja se po kaloja nje problem dhe pranoja keshillat e tij”, ka thene Eminem.

Top Channel