Jolie perze Pitt nga shtepia, takoi Aniston

14/05/2009 19:15

Zerat per afrimin e Brad Pitt me ish te fejuaren Jennifer Aniston kane ngjallur nje reagim te dhunshem ne familjen e aktorit, i cili eshte perzene nga shtepia.

Ka qene Angelina Jolie ajo qe i ka mbyllur deren aktorit hollivudian, duke e lene ne mes te kater rrugeve.

“Angie u be si e cmendur dhe i tha Brad-it te mos kthehej me ne shtepi. I tha gjithashtu se eshte hera e fundit qe e poshteron ne menyre te tille dhe se nese deshiron t’i rikthehet jetes siperfaqesore me Aniston, ai mund ta beje nje gje te tille”, rrefen nje mik i famlijes.

Mesa duket, percarja ne cift ka nisur pak kohe me pare kur Brad u takua me Courtney Cox, mikesha me e mire e Aniston, per te cilen Jolie nuk do te degjoje te flitet.

Top Channel