Di Caprio ne rolin e legjendes Frank Sinatra

14/05/2009 18:50

Leonardo Di Caprio dhe Martin Scorsese mund te bashkepunojne ne nje tjeter film qe do te germoje ne jeten e yllit te muzikes amerikane, Frank Sinatra, i cili nderroi jete ne vitin 1998 ne moshen 82 vjecare.

Sipas burimeve te ndryshme mediatike, Di Caprio eshte ne pole position per te fituar te drejten e xhirimit te rolit qe do te menaxhohet nga Universal Pictures dhe Mandalay Pictures. Gjate gjithe karrieres se tij, Sinatra ka fituar plot 11 cmime grammy dhe nje Oscar si aktori me i mire ne filmin “Nga ketu deri ne perjetesi”.

Sipas revistes “Variety”, filmi mund te titullohet “Blue eyes”, njelloj si nofka qe mbante Sinatra. “Eshte nje projekt qe po e planifikojme prej kohesh. Na eshte dashur te punojme shume per te fituar te drejten e realizimit te filmit”, shprehet producenti Cathy Schulman.

Leonardo Di Caprio dhe Martin Scorsese kane bashkepunuar me pare edhe ne filmat “Gangs of New York”, “Aviator” dhe “The departed”.

Top Channel