Irani nis ceremonitë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, njoftohet për një seri ceremonish, çfarë do të ndodhë
OBSH ka njoftuar se rreth 23 mije persona jane infektuar me virusin H1N1 ne Meksike. N e raportin e organizates, te publikuar ne revisten “Science” ne internet, shifra eshte me e larte se rastet e konfirmuara zyrtarisht ne Meksike.
Gjithashtu, ne kete reviste botohet edhe nje studim i realizuar nga Imperial College ne Londer, ku theksohet se virusi i gripit te derrit ka nje nivel perhapjeje dhe potencial per pandemi te krahasueshem me ato te pandemive te tjera te shekullit te kaluar. Sipas autorit te studimit, Neil Ferguson, analizat e kryera deri ne kete faze nuk mund te thone sa eshte impakti real i infeksionit ne shendetin e njerezve.
Ne rastet e shenuara nga fundi i prillit, pra nga 6 mije dhe 32 mije raste, virusi kishte nje vdekshmeri nga 0,4 deri 1,4 perqind. Studimi thote se transmetimi i virusit eshte me i larte se ai i virusit te gripit te stines dhe eshte i krahasueshem me nivelin me te ulet te nje gripi pandemik.
Nderkaq, numri i te prekurve ne SHBA ka arritur ne 2618.
Top Channel