Irani nis ceremonitë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, njoftohet për një seri ceremonish, çfarë do të ndodhë
Arrestohen ne Bari te Italise dy lidere te organizates Al Kaeda. Behet fjale per dy shtetas franceze, banues ne Belgjike, pjese e nje rrjeti mbeshtetesish logjistike te organizates terroriste ne Europe.
Dy personat ndodheshin ne burg qe prej nentorit per nje ceshtje te emigracionit klandestin, ku edhe kane marre mandatin e arrestit. Bassam Ayachi dhe Raphael Gendron ishin pjese e nje celule qe kishte planfikuar te kryente sulme terroriste ne disa vende dhe zoteronte arme dhe eksplozive per t’i perdorur ne zonat e luftes dhe per te kryer atentate.
Sipas hetuesve, dy personat kishin planifikuar te godisnin aeroportin e Parisit, “Charles De Gaulle”. Ky nuk ishte objektivi i vetem, pasi sipas policise ata vepronin ne disa lokalitete ne France dhe Britani. Nder qellimet e tjera te organizates, sipas prokurorise se Barit ishte edhe stervitja e personave qe do te kryenin sulme kamikaze, apo do te luftonin ne Irak dhe Afganistan.
Sipas hetimeve, dy te arrestuarit perdornin internetin per te nxitur luften e shenjte dhe ne nje faqe interneti shperndanin materiale ushtarake, dokumenta propagandistike, si dhe vargje per te nxitur aktet te dhunshme dhe te sakrifices personale.
Top Channel