Turqi, atentat i rebeleve kurde, vriten 5 persona

09/05/2009 20:40

Pese persona, tre roje pro-qeveritare dhe dy civile, kane mbetur te vrare nga shperthimi i nje mine ne Turqi, ne provincen jug-lindore te Sirnakut.

Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit, sipas te cilave bomba dyshohet te jete vendosur nga rebelet kurde dhe shpertheu gjate kalimit te nje kamioni.

Burimet shtojne se si reagim ndaj atentatit, ushtaraket turq kane nisur nje operacion kunder rebeleve ne zone.

Top Channel