Pakistan, ushtria vret 55 rebele talebane

09/05/2009 17:30

Forcat e armatosura pakistaneze kane vrare te pakten 55 militante islamike ne luginen e Suatit. Lajmin e bejne te ditur burime ushtarake lokale.

Nderkohe, ne Uaziristan, ne kufi me Afganistanin, kater raketa te qelluara nga rebelet kane goditur nje ndertese. Per pasoje, pese persona qe ndodheshin ne te kane mbetur te vrare.

Lajmin e kane konfirmuar forcat e sigurise, por edhe guerrilasit talebane, te cilet kane marre persiper pergjegjesine e sulmit me raketa.

Top Channel