Top Fest 6, 16 cmime per 22 finaliste

08/05/2009 20:45

Finalja e madhe Top Fest 6 sivjet do te zbrese ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Nje skene e madhe dhe nje salle gjigande do te jene prone e muzikes dhe atmosferes rinore si asnjehere me pare.

Shume cmime dhe shume personalitete te artit, muzikes, sportit dhe botes akademike qe do t’ua dorezojne trofete fituesve. Bojken Lako, drejtuesi artistik i Top Fest, flet mbi risite e nje spektakli te tille. “Risite jane kenget dhe prurjet muzikore. Jane aristet ata qe e sjellin risine. Shqiptaret ecin ne muzike me kohen”, shprehet ai.

Pershtatja e nje salle te tille dhe ngritja e nje skene per nje spektakel kaq te madh, natyrisht qe nuk ka qene e lehte per skenografin Fatmir Minga. ”Eshte konceptuar si nje skenografi e thjeshte, por ne te eshte futur teknologji e re”, thekson Minga.

Ne kete edicion konkuruan 269 artiste dhe pas nje selektimi te veshtire jane perzgjedhur vetem 22 finaliste. Ne kete mbremje do te ndahen 16 cmime nga te cilet 11 do jepen ne baze te kandidimeve. Ne kete edicion jane shtuar dhe dy cmime si, Best Dance, cmim i cili eshte vendosur nga bordi drejtues i Top Fest ne baze te prurjeve te shumta te kengeve te kesaj rryme muzikore.

Gjithashtu do te vleresohet edhe kenga me e mire hip hop dhe R&B, ndryshe nga edicionet e kaluara ku ka qene nje cmim i vetem per te dyja keto rryma. Albana Osmani dhe Ledjon Lico do te jene prezantuesit e ketij spektakli plot me surpriza. Emocionet e kengetareve nisin qe mesditen e dates 10 maj.

Ne nje transmetim te drejtperdrejte ne Top News do te realizohet ndarja e cmimeve te kandidimit per te gjithe artistet e kandiduar. Ndersa ne oren 20:45 ne ekranin e Top Channel do te transmetohet mbremja gala e ndarjes se cmimeve te edicionit te 6-te te Top fest.

Top Channel