“David”, “Gomorra” filmi me i mire

08/05/2009 22:20

Filmi i bazuar ne librin e Roberto Savianos, “Gomorra” eshte nderuar me shtate cmime “David”, duke marre edhe trofete per filmin dhe regjine me te mire.

Ne total prodhimi i  Matteo Garrones ka marre shtate cmime, te njejtin numer me “Il divo” te Paolo Sorrentino.

Edhe pse te dyja veprat paten te njejtin numer cmimesh, vleresimi maksimal ka shkuar per “Gomorra”-n qe u cilesua filmi me i mire per kete sezon kinematografik.

Top Channel