Avion meksikan ne Kine per 70 pasagjeret e izoluar

05/05/2009 08:40

Meksika ka vendosur te ktheje ne atdhe shtetasit e saj qe po mbahen ne karantine ne Kine, nga frika e infektimit me gripin e derrave.

Nje avion meksikan charter mberriti ne Kine per te transportuar rreth 70 meksikane te izoluar. Ceshtja ka shkaktuar nje debat diplomatik mes dy vendeve, ku Meksika tha se Pekini po mbante padrejtesisht dhjetera persona te tjere ne karantine, ndonese vetem nje meksikan ishte konfirmuar i prekur nga semundja.

Ende eshte e paqarte nese shtetasit qe mbahen ne karantine kane pasur kontakte, apo jane infektuar nga udhetari meksikan. 50 persona po mbahen ne dy hotele ne Shangai, 10 ne Pekin dhe disa ne qytetin Wenzhou.

Nje tjeter debat diplomatik eshte shkaktuar mes Kines dhe Kanadase, pasi kjo e fundit kerkoi shpjegime per mbajtjen ne karantine edhe te nje grupi prej 20 studentesh kanadeze. Ata ndodhen ne verilindje te
Changchun-it. Kanadaja njoftoi se asnje prej studenteve nuk ka shfaqur simptoma te gripit te derrave.

Top Channel