Gripi, asnje person i infektuar ne Indi

03/05/2009 09:00

Kane rezultuar negative analizat e kryera tek disa paciente indiane te shtruar ne nje spital ne Delhi.

Burime te ministrise indiane te Shendetesise, thone se tre pacientet e dushuar si te prekur nga gripi i derrave ne  Ram Manohar Lohia Hospital, jane keshilluar ta lene spitalin, pasi nuk jane te infektuar. Sipas krereve te spitalit, deri tani nuk ka asnje pacient me virusin H1N1.

Nderkaq, 350 personat e ndodhur ne nje hotel ne Hong Kong, ku u konfirmua nje rast i prekur nga gripi, vazhdojne te qendrojne ne karantine. Kina ka nderprere fluturimet me Meksiken. Ndersa ne Azi nuk eshte shenuar asnje rast tjeter se fundi.

Top Channel