A/H1N1, virusi identifikohet edhe tek derrat

03/05/2009 08:30

Qe prej dites kur u njoftua rasti i pare me infektimin nga gripi i derrave, nuk ishte vene re asnje simptome e tille tek kafshet, por tashme kjo gje eshte verifikuar ne Kanada.

Sipas te dhenave, ne nje ferme te shtetit te Albertas, tek disa derra virusi ka rezultuar i pranishem. Lajmin e bejne te ditur autoritetet kanadeze, te cilet theksojne se nuk ka asnje rrezik per sa i perket konsumimit te mishit. Virusi mund te jete transmetuar tek kafshet nga pronari i fermes, i cili kohet e fundit ka vizituar Meksiken.

Nderkohe, ne Meksike eshte rritur bilanci i viktimave te virusit A/H1N1. Te vdekurit kane shkuar ne 19, ndersa te prekurit e sigurt 454. Lajmin e beri te ditur ministri i Shendetesise. Organizata Boterorte e Shendetesise i ka kerkuar gjigandit farmaceutik Roche te prodhoje ilace shtese Tamiflu per t’i bere balle nje pandemie te mundshme.

Top Channel