Berisha ne Sarande: Kemi mbajtur premtimet

02/05/2009 19:20

Kryeministri Sali Berisha celi ne Sarande sezonin e ri turistik, duke shprehur besimin se me rritjen e sigurise ne vend, me rritjen e kilometrave te rrugeve dhe autostradave te ndertuara, me rritjen e cilesise se prodhimit vendas, do te rritet edhe numri i turisteve.

Por ne kete sezon turistik, qe perkon me fushaten elektorale, kryeministri Berisha tha se shkon para qytetareve me premtime te mbajtura dhe te prekshme, duke nisur nga pensionistet e fshatit, pensioni i te cileve sipas kryeministrit eshte dyfishuar ne krahasim me vitin 2005.

“Kjo do te thote shume sepse do te thote qe edhe 170 mije qytetare te ketij vendi nuk do jetojne ne varferi. Do te dalin nga varferia. Ne premtuam se nuk do te kete me pension nen 100 dollare dhe nuk ka pension nen 124 dollare”, ka deklaruar Berisha.

Ne takimin me qytetaret e Sarandes, kryeministri Berisha tha se prioritetet e tij kryesore jane lufta kunder varferise dhe reforma ne shendetesi, pas dyfishimit te pagave te mjekeve dhe infermiereve.

Ne Sarande kryeministri Berisha kerkoi qe votebesimi i tij me 28 qershor te matet me permiresimin e jetes se cdo shqiptari ne keto kater vjet.

“Duke i kerkuar voten cdo shqiptari qe ndjen se ne keto kater vite jeta e tij, e familjes se tij dhe e qytetit te tij ka ndryshuar per mire”, ka theksuar Berisha.

Me celjen e sezonit turistik kete vit, sipas kryeministrit Berisha, qytetet turistike te Shqiperise kane edhe dy pluse te tjera, pasi ata prezantohen si vend anetar i NATO-s dhe si nje vend qe ka kerkuar anetaresimin ne Bashkimin Europian.

Top Channel