Spears shton koncertet e turneut europian

01/05/2009 10:45

Britney Spears ka shtuar koncertet e turneut te saj evropian.

Kengetarja, njofton faqja e saj ne internet, ka shtuar koncertet dhe do te ngjitet ne shume skena, mes te cilave ne Dublin, Paris, Berlin, Stokholm dhe Moske. 37 datave te turneut Circus te 27-vjecares ne Ameriken e Veriut po i vjen fundi.

Faqja e saj ka njoftuar se nje grup prej 50 kercimtaresh, magjistaresh, kllounesh, akrobatesh dhe pjesetare te stafit te saj, rreth 200 persona do te udhetojne drejt Europes me 60 tone pajisje ne 34 kamione.

Turneu i ish-lolites se popit startoi me 3 mars ne Luiziana dhe eshte i pari pas pese vjetesh.

Top Channel