Gripi i derrave, pese paciente ne Europe

29/04/2009 09:25

Ka arritur ne pese numri i pacienteve evropiane te prekur nga semundja e gripit te derrave, edhe pse te gjithe kane simptoma te lehta.

Edhe Gjermania ka konfirmuar rastin e pare te prekjes nga virusi H1N1. Lajmin e konfirmoi ministri i Shendetesise. Behet fjale per nje pacient nga zona e Regensburg, ne veri te Mynihut.

Gjermania behet vendi i trete evropian qe shenohen raste te semundjes, pas Spanjes dhe Britanise. Nderkaq, nga Meksika mberrin lajmi se nga 159 te vdekur, vetem ne 7 raste viktimat kane vdekur nga gripi i derrave. 1.311 persona ndodhen te shtruar ne spital, ndersa rastet e dyshuara jane 2.498.

Ne SHBA jane konfirmuar 65 raste, ndersa ne Kanada, 13. Ne Ameriken Qendrore, shenohet rasti i pare edhe ne Kosta Rika.

Top Channel