Papa, ne rrezik gjate vizites ne Nazaret

26/04/2009 14:00

Ne viziten e ardhshme ne Nazaret, Papa Benedikti XVI mund te heqe dore nga makina e tij personale “Papamobile” per arsye sigurie.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja izraelite “Haaretz” ne edicionin e saj on line. Sipas burimit, sherbimet sekrete ne baze te informacioneve qe kane mbledhur deklarojne se Papa mund te jete ne rrezik.

Agjentet sekrete kane deklaruar se ekstremistet islamike ne Nazaret mund te organizojne protesta, e madje te sulmojne Atin e Shenjte. Papa Benedikti do te jete ne Izrael dhe ne Territoret palestineze nga data 11 ne 15 maj.

Top Channel